Fjalë Kyçe

Thaçi dekoron pas vdekjes ish-luftëtarin e UÇK-së

Thaçi dekoron pas vdekjes ish-luftëtarin e UÇK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, hoxhë Avdyl Krasniqin.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar pas vdekjes me urdhrin “Hero i Kosovës” Avdyl Krasniqin, hoxhën i cili ka ndërruar jetë para disa ditësh.

Këtë e  ka bërë të ditur vet presidenti Thaçi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi pa ndërhyrje:

Urdhrin “Hero i Kosovës” (pas vdekjes) sot ia ndava njërit prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhë Avdyl Krasniqit.

Hoxhë Avdyl Krasniqi i përket pjesës atdhetare të klerit tonë fetar, duke kryer njëkohësisht obligimet atdhetare dhe ato fetare në periudhën më të rëndë të historisë së Kosovës dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.