Presidenti Hashim Thaçi, ka njoftuar se sot ka dekretuar shpërndarjen e Legjislaturës së Kuvendit.
Ai tutje nuk ka dhënë ndonjë datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, derisa ka njoftuar se së shpejti do të vendosë.
Thaçi në Facebook ka shkruar se ky është një test shtesë për forcimin e demokracisë së institucioneve në Kosovë.
“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses”, ka shkruar ai.