Fjalë Kyçe

Thaçi dhe Haradinaj marrin mbështetje për dialog nga ambasadori amerikan në Gjermani

Thaçi dhe Haradinaj marrin mbështetje për dialog nga ambasadori amerikan në Gjermani

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si dhe kryeministri Ramush Haradinaj, në kuadër të pjësëmarrjes së tyre në Samitin e Berlinit, kanë vizituar edhe ambasadorin e SHBA-ve në Gjermani, Richard Allen Grenell.

Në një reagim përmes ambasadës së SHBA-ve në Berlin, thuhet se Grenell ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme të Amerikës në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

”Ambasadori Grenell mirëpriti presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli për të përsëritur mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë”.