Fjalë Kyçe

Thaçi: Dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzim, taksa ka qenë vendim i drejtë

Thaçi: Dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzim, taksa ka qenë vendim i drejtë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për medie pas kthimit nga Berlini, shkruan GazetaAlo.

Ai ka folur rreth Dialogut Kosovë-Serbi, duke potencuar se duhet të vazhdojë i pakushtëzuar, duke cekur mos heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

“Dialogu mund të vazhdojë i pakushtëzuar taksa ka qenë vendim i drejtë dhe legjitim dhe duhet të mbetet në fuqi” është shprehur Thaçi në këtë konferencë.

Ndërsa, sa i takon çështjes së liberalizimit të vizave Thaçi ka thënë se sheh një optimizëm që kontrata me qytetarët e Kosovës për liberalizim të respektohet./GazetaAlo/