Fjalë Kyçe

Thaçi: Duhet ta qartësojmë pozitën tonë si shtet, dialogu jo i lehtë

Thaçi: Duhet ta qartësojmë pozitën tonë si shtet, dialogu jo i lehtë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se dialogu me Serbinë është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm.

Sipas tij, të gjithë dëshirojnë që ta qartësojnë pozitën e shtetit të Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

“Për më tepër se një vit ne jemi duke diskutuar për procesin më të rëndësishëm që kemi si shtet. Të gjithë e dimë që dialogu me Serbinë është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm,. Ne duam që njëherë e përgjithmonë ta qartësojmë pozitën tonë si shtet. U bën 20 vjet nga përfundimi i luftës dhe këto dy shtete ende nuk kanë arritur marrëveshje të mirëfilltë e cila do të garantonte paqe dhe vlera të mirëfillta”, ka thënë ai.

Thaçi, ka deklaruar se tani më ka ardhur koha që të lihen mbrapa armiqësitë me Serbinë dhe të arrihet marrëveshja mes dy vendeve.

“Tani unë besoj fuqishëm në këtë qëndrim se ka ardhur koha për të lënë mbrapa armiqësinë që ka prodhuar tragjedi në Kosovë dh eta bëjmë marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë ai.

Presidenti, ka thënë se konkludimin e tij e mbështet në 3 argumente:

“Së pari opsioni i ruajtjes së status kous është treguar i gabuar dhe i paqëndrueshëm, unë mendoj se kjo është kthim prapa. Në 12 muajt e fundit ka përkeqësim dhe regres në raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk kam kurrfarë dyshimi që në këtë vit nuk do të bëjmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Pra përvoja e vitit të fundit vetëm sa ka sforcuar bindjen time. Së dyti vitin e kaluar të gjithë ne kërkonim me ngulm që SHBA -të të kenë rol vendimtar në këtë dialog për marrëveshje gjithëpërfshirëse, por tani jemi dëshmitar që letra që mora nga Trump ishte një konfirmim i drejtpërdrejtë për tan a ndihmuar dy shteteve për arritje të marrëveshjes dhe së treti të gjithë ne e kemi një qëndrim unik, se cili duhet të jetë emri i kësaj marrëveshje. Njohja reciproke është çelësi i kësaj marrëveshje”, ka pohuar ai.

“Këto ditë në letrat e dërguara nga SHBA lidershipi kosovar kemi marrë garanci të qarta dhe të fuqishme se kjo marrëveshje nënkupton njohje reciproke. Ky është qëndrim I prerë dhe I qartë I SHBA-së dhe presidentit Trump”.

“Ne nuk mund të kemi garanci më të madhe se këto fjalë dhe këtë zotim të SHBA-së. jam i sigurtë që të gjithë jemi unik. Kur bëhet fjalë për njohje formale po ju them sinqerisht do të isha njeriu më I lumtur nëse kjo do të ndodhte pa dialog të ri dhe pa kompromise”.

Thaçi edhe njëherë e ka pranuar se bisedimet me Serbinë nuk janë të lehta.

“Sidoqoftë e di që na presin bisedime jo të lehta në Bruksel, gjithashtu e kam të qartë që ne duhet të jemi të gatshëm për këtë”, ka thënë ai. Gazeta Alo.