Fjalë Kyçe

Thaçi e Hoxhaj në takim me zyrtarin amerikan: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

Thaçi e Hoxhaj në takim me zyrtarin amerikan: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi së bashku me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj janë takuar në Bratisllavë të Sllovakisë me ndihmës-sekretarin amerikan të shtetit, Philip Reeker.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se në fokus kryesor të takimit ishte dialogu Kosovë-Serbi.

Sipas tij, qëndrimi i Kosovës është i qartë, dialogut duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi takuam ndihmës-sekretarin amerikan të shtetit, Philip Reeker. Në fokus kryesor të takimit ishte dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja finale mes dy vendeve. Qëndrimi ynë është i qartë – dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.