Fjalë Kyçe

Thaçi: E tërë bota e di se forcat serbe kanë shkaktuar gjenocid në Kosovë

Thaçi: E tërë bota e di se forcat serbe kanë shkaktuar gjenocid në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë të përbashkët në Munih  me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq.

Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të Vuçiqit, Thaçi tha se është shumë e lehtë të luhet roli i viktimës, por se sipas tij e tërë bota e di se forcat serbe kanë bërë gjenocid mbi popullin e Kosovës, raporton lajmi.net.

“Nuk e kuptoj se çka po mbron sot, është shumë e lehtë të luhet drama apo të luhet drama e viktimës. Historia nuk mund të rishkruhet, e tërë bota e di që pastrimi etnik është bërë nga policia dhe ushtria serbe”, tha ai

Tutje, duke folur për marrëveshjet e arritura në Bruksel, Thaçi tha se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin, mirëpo se në bazë të Kushtetutës.

“Sa i përket Asociacionit ne jemi marrë vesh që duhet të formohet, por vetëm në bazë të Kushtetutës. Kuptimi këtu është se Vuçi ende nuk e kupton që Kosova është sovrane dhe e njohur më shumë se nga 115 shtete. Ende besoj dhe shpresoj ani pse duke e pamundur, sepse ekziston vullneti për t’u ulur dhe për të biseduar”, tha tutje ai.

Thaçi tutje tha se ata që janë kundër dialogut, janë edhe kundër paqes, dhe se sipas tij të dy shtetet e kanë shprehur vullnetin për një marrëveshje.

“Ata që janë kundër dialogut, duan tëndërtojnë mur për paqen.  Ne e kemi shprehur vullnetin për një marrëveshje finale e cila do të sigurojë pranim të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ftoj të gjitha shtetet të jenë unike, e dijmë që SHBA-të kanë dërguar një letër dhe janë shumë të kjarta për këtë çështje”, tha ai.

Sipas Thaçit, për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve, mund të merret modeli mes Francës dhe Gjermanisë.