Fjalë Kyçe

“Thaçi e Veseli i caktuan gjyqtarët e prokurorët për rastin Syri i Popullit”

“Thaçi e Veseli i caktuan gjyqtarët e prokurorët për rastin Syri i Popullit”

Pas dëshmive të dhëna në Gjykatën Themelore të Prishtinës për organizatën “Syri i Popullit”, ka reaguar deputeti i VV-së, Xhelal Sveçla, duke thënë se Thaçi e Veseli duan t’i shohin pjesëtarët e partisë së tij në burg, por sipas tij plani i tyre do të rrëzohet bashkë me pushtetin.

Ky reagim ka ardhur pasi Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deklaruar në gjyq se ishte informuar se kreu i VV-së Albin Kurti dhe dy anëtarët tjerë të kryesisë së kësaj partie Glauk Konjufca e Sadri Ramabaja po përgatisnin një atentat ndaj tij.

Këtë informatë, Thaçi e tha në Gjykatën Themelore të Prishtinës, se ia dhanë autoritetet vendore të sigurisë, pak ditë para se të ndodhte atentati në të cilin mbeti i plagosur avokati Azem Vllasi.

Postimi i plotë i Xhelal Sveçlës:

Pasi e panë që Lëvizja ështe konsoliduar dhe po rritet shumë në anëtaresime e sondazhe, Thaçi e Veseli po tentojne të përdorin mjetin e fundit që i ka mbetur në dorë: angazhimin e aparatit shtetëror të dhunës përmes shpifjeve nëpër gjykata ku i kanë caktuar vet prokurorët e gjyqëtarët. Ata duan të na shohin në burg, pasi e dinë se ardhja jonë në pushtet do ta çlironte gjyqësorin e Kosovës, për të dënuar përgjegjësit kryesor të varfërisë e krimeve në Kosovë – pra ata!. Ata mendojnë se do e ndalin Lëvizjen me kërcënime e me arrestime të orkestruara politikish, në mënyrë që të shtrojnë rrugën për krimin më të madh ndaj vendit: copëtimin e Kosovës dhe ringjalljen e “Zajednicës”. Ata kështu po planifkojnë, por plani i tyre ka për t’u rrëzuar bashkë me pushtetin e tyre kriminal.

Edhe humbës, edhe palaqo. Kështu do të përfundoni.