Fjalë Kyçe

Thaçi fton në takime të ndara Kurtin, Mustafën, Veselin dhe krerët e partive tjera

Thaçi fton në takime të ndara Kurtin, Mustafën, Veselin dhe krerët e partive tjera

Presidenti Hashim Thaçi përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër do të pret në takim liderët institutcional dhe politik.

Thaçi ka njoftuar se liderët do t’i takoj veç e veç. Takimet i nis me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, vazhdon me Kadri Veselin e PDK-së, pastaj Ramush Haradinajn, vazhdon me Kurtin, Limajn e krejt në fund Pacollin.

Njoftim për media:

Me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nesër (9 mars 2020) pret në takime:

Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i LVV-së;
Ora e takimit: 13:00;

Z. Isa Mustafa, Ish-kryeministër dhe Kryetar i LDK-së;
Ora e takimit: 10:30;

Z. Kadri Veseli, Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i PDK-së;
Ora e takimit: 11:30;

Z. Ramush Haradinaj, Ish-kryeministër dhe Kryetar i AAK-së;
Ora e takimit: 12:30;

Z. Fatmir Limaj, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i NISMA-s;
Ora e takimit: 13:45;

Z. Behgjet Pacolli, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i AKR-së;
Ora e takimit: 14:15;

Vendi i takimeve: Kabineti i Presidentit;

Mediat lejohet të marrin pamje në këto takime.

Mirëpresim ekipet tuaja!