Fjalë Kyçe

Thaçi i kundërvihet analistit amerikan Edward Joseph, insiston në marrëveshjen ‘historike’ me Serbinë

Thaçi i kundërvihet analistit amerikan Edward Joseph, insiston në marrëveshjen ‘historike’ me Serbinë

Rreth deklaratave të analistit amerikan Edward Joseph, rreth planit për ndarje të Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Thaçi, thotë se lajmet e rreme, se ndihmojnë procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

“Është zhgënjyese të shohësh se si analistë të caktuar, në mënyrë të thjeshtë krijojnë planet e tyre fiktive (shkëmbim territoresh, ndarje, autonomi) dhe ua atribuojnë ato atyre që janë duke provuar të bëjnë marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë. Përhapja e lajmeve të rreme s’e ndihmon këtë proces”, ka shkruar Thaçi, transmeton Koha.

Sipas Josephit, qëllimi i takimit në Washington të Ambasadorit Richard Grenel me Presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë ishte diskutimi i një marrëveshje dypalëshe bazuar në parimin e ndarje.