Fjalë Kyçe

Thaçi i thotë Haradinajt se mik mund të jesh kur respekton këshillat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po gabon që nuk po i dëgjon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për taksën.

“Mik mund të jesh kur respekton këshillat”, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kur i është kujtuar qëndrimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me mos heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe ruajtjen e miqësisë me SHBA-në njëherësh, ka thënë për RTK-në.

“Nuk ka lider që mund ta cenojë miqësinë e SHBA-së me popullin e Kosovës. Pushtetet janë të ndara, Qeveria duhet të marrë vendime strategjike që lidhen me të ardhmen euro-atlantike”, ka thënë ai.