Fjalë Kyçe

Thaçi kujton dy masakrat e tmerrshme në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Presidenti Thaçi kujton dy masakrat e tmerrshme që u kryen mbi popullin shqiptarë, 20 vite më parë.

Ai në faqen e tij zyrtare, Facebook ka shkruar se 20vite më parë forcat ushtarake dhe policore serbe kryen dy masakra të tmerrshme mbi popullatën civile në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër.

Thaçi kujton për pësimin e shumë fëmijëve, të rinjve që u vranë, masakruan dhe u dogjën në këto vende, ku edhe pas dy dekadash ende drejtësia nuk arriti në vend dhe të ketë ndëshkime për këta ekzekutorë dhe urdhërdhënës./Gazeta Alo/