Fjalë Kyçe

Thaçi kujton masakrën e Lubeniqit të Pejës me këto fjalë

Thaçi kujton masakrën e Lubeniqit të Pejës me këto fjalë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi kujton 1 prillin e vitit 1999, ku u masakruna 80 civilë të pafajshëm në Lubeniq të Pejës.

Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se forcat policore dhe ushtarake serbe hakmerreshin mbi popillsinë civile shqiptare.

Ai thotë se lira dhe pavarësia që gëzojmë sot është fryt i sakrificave të shumë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Njëzet vjet më parë, më 1 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 80 civilë të pafajshëm në Lubeniq të Pejës. Të ballafaquar me humbje të mëdha që po u shkaktoheshin pandërprerë, forcat policore dhe ushtarake serbe nëpër tërë vendin hakmerreshin mbi popullsinë civile shqiptare. Liria dhe pavarësia që gëzojmë sot është fryt i përpjekjeve dhe sakrificave të shumë gjeneratave, por mbi të gjitha është fryt i gjakut dhe sakrificës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë.