Fjalë Kyçe

Thaçi: Kultivimi i hardhisë në Rahovec është i rrënjosur në vlerat e lashta perëndimore

Thaçi: Kultivimi i hardhisë në Rahovec është i rrënjosur në vlerat e lashta perëndimore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë sot prezent në hapjen e festivalit të rrushit në Rahovec, “Hardh Fest” , shkruan GazetaAlo.

Ai tha se kultivimi i hardhisë në këtë pjesë të Kosovës është dëshmi e orientimit tonë evropian, i cili është i rrënjosur thellë në vlerat e lashta perëndimore.

Postimi i tij i plotë: 

Duke promovuar kulturën e punës dhe historikun e festës së vjeljes së rrushit, sot kam marrë pjesë në hapjen e Festivalit “Hardh Fest” në Rahovec. Kultivimi i hardhisë në këtë pjesë të Kosovës është edhe dëshmi e orientimit tonë evropian, i cili është i rrënjosur thellë në vlerat e lashta perëndimore. “Hardh Fest” ka arritur të ndërkombëtarizohet, të sjellë emra të njohur të artit ndërkombëtar në Rahovec, të organizojë aktivitete shumë atraktive, që kanë tërhequr vëmendje edhe botërore. Urime të gjithë vreshtarëve festa e vjeljes së rrushit! HTH