Fjalë Kyçe

Thaçi: Liria e Kosovës i ka rrënjët edhe në lirinë e shtypit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se liria e Kosovës i ka rrënjët në lirinë e shtypit.

Pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, presidenti Thaçi nuk ka lënë pa përmendur edhe masakrat që kanë ndodhur nga Serbia në Kosovë, duke thënë se ishin mediat e lira ndërkombëtare të cilat pa censurë informuan botën për vuajtjet dhe spastrimin etnik që po ndodhte në Kosovë, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, në vitet 1998-1999, liria e shtypit fitoi mbi censurën.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se liria e shtypit, është e drejtë themelore dhe e forcon edhe demokracinë.

Postimi i tij i plotë:

Liria e Kosovës i ka rrënjët edhe në lirinë e shtypit. Ishin mediat e lira ndërkombëtare, të cilat pa censurë informuan botën për qindra masakra, për vuajtjet dhe spastrimin etnik që po ndodhte në Kosovë. Më 1998-1999, liria e shtypit fitoi mbi censurën. Mediat e lira fituan mbi ato të kontrolluara nga regjimi serb. Gazetarët tanë janë rritur me këtë frymë dhe sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, i gëzohemi faktit që kemi krijuar një mjedis për ta ndjekur shembullin e tyre për ta thënë të vërtetën. Liria e shtypit, liria e shprehjes, e cila është me përgjegjësi të madhe publike, është e drejtë themelore dhe e forcon edhe demokracinë tonë! HTH/Gazeta Alo/

Fotografia e Hashim Thaçi

Fotografia e Hashim Thaçi