Fjalë Kyçe

Thaçi në Gjermani takohet me presidentin e Shqipërisë, ja çka diskutuan

Thaçi në Gjermani takohet me presidentin e Shqipërisë, ja çka diskutuan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se në prag të 11 vjetorit të Pavarësisë e falënderoi presidentin Meta dhe Shqipërinë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

Takimin e parë në Konferencën e Sigurisë në Munih e zhvillova me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën. Në prag të 11 Vjetorit të Pavarësisë, e falënderova presidentin Meta dhe Shqipërinë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. HTH./Gazeta Alo/