Fjalë Kyçe

Thaçi në Japoni, Bërnabiq falëndëron këtë shtet për “dy arsye”

Thaçi në Japoni, Bërnabiq falëndëron këtë shtet për “dy arsye”

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq është në Japoni për një vizitë treditore. Ajo atje është takuar me kryeministrin e këtij vendi, Shinzo Abe.

Ajo e falënderoi Aben për qëndrimin e ekuilibruar sa i përket Kosovës.

“Japonia ka njohur pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, megjithatë, në dy votat më të rëndësishme në skenën ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje, ata abstenuan, domethënë, ishin në anën serbe – gjatë votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe INTERPOL”, tha ajo.

Bërnabiq, ashtu sikur edhe presidenti i vendit tonë, Hashim Thaçi, po qëndrojnë në Japoni për rastin e kurorëzimit të perandorit japonez, Naruhito.

Gjithsesi, pas takimit me Thaçin kryeministri japonez ka premtuar se do të hapë një ambasadë në Republikën e Kosovës dhe ka premtuar avancim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Hapja e ambasadës sonë në Prishtinë, samiti i suksesshëm i bizneseve dhe Java e Kulturës Japoneze që do të mbahet muajin e ardhshëm janë konfirmim i afrimit tonë”, u shpreh edhe kryeministri Abe.

Ndonëse për votimin e në UNESCO dhe INTERPOL Japonia abstenoi, këtu fajtor mund të jetë vetëm lobimi i Ministrisë së Jashtme të vendit tonë pasi që Japonia e ka pozicionuar vetën si vend mik i Kosovës dhe është një ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë. Andaj nuk dihet se çfarë mendoi Bërnabiq me deklaratën e saj duke thënë se japonezët janë në anën e serbëve.