Fjalë Kyçe

 Thaçi në KS të OKB-së: Ushtria e Kosovës, vendim i natyrshëm

 Thaçi në KS të OKB-së: Ushtria e Kosovës, vendim i natyrshëm

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se në ditët më të rënda për Kosovën, po në të njëjtin vend janë dëgjuar zërat që kanë bërë thirrje për paqe.

“Dy dekada pas luftës jemi të thirrur në një seancë të jashtëzakonshme në kohë krejt normale kur angazhimi i kombeve të bashkuara kërkon rishqyrtim serioz dhe vëmendja juaj është në problemet me të cilat përballet bota”.

“Jemi thirrur në një seancë të jashtëzakonshme kur jemi në një gjendje krejt normale në Kosovë. Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur në Kosovë javën e kaluar, ajo që ka ndodhur është një vendim krejt normal, nëse Kosova ka bërë gabim është se ka pritur pesë vite pa nevoje për vendimin e ushtrisë”, ka thënë Thaçi.

“Nëse Kosova ka bërë gabim, është se ka pritur pesë vite pa nevojë për themelimin e ushtrisë. Vendimi për ushtrinë është i vonuar, dhe assesi i gabuar. Është i vonuar sepse kemi pritur vullnet të mirë nga ata që kurrë nderi më tani, nuk e treguan në raport me Kosovën”.

“Më thoni ju lutemi çka ka të jashtëzakonshme këtu, nuk ka asgjë fare të jashtëzakonshme”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, transformimi i FSK-së në Ushtri, nuk është bërë në kundërshtim as të Rezolutës 1244, as Pakos së Ahtisarit dhe as me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Themelimi i Ushtrisë është vullnet i qytetarëve të Kosovë, nga të zgjedhurit të popullit”.

Tutje Thaçi ka thënë se shteti i Serbisë është paraqitur i zemëruar por jo edhe qytetarët serbët të Kosovës.

“Në cilësinë e presidentit dhe komandantit suprem, them se ushtria do të sjellë paqe dhe stabilitet. Nuk është mesazh që e kemi ndërmarrë ndaj dikujt. Ajo do të jetë profesionale dhe shumetnike. Mbi 10 për qind janë nga komunitetet jo shumicë, serb, turq, shkali, romë… Një forcë e cila do të mbrojë çdo qytetar të Kosovës, çdo fëmijë, çdo të ri, pavarësisht gjuhës që ata flasin në shtëpi”, ka thënë ndër tjerash presidenti Thaçi.

Tutje, Thaçi ka shprehur shpresën se në të ardhmen ushtarët e Kosovës dhe ata të Serbisë do të jenë përkrah njëri-tjetrit në misione paqësore. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për vazhdimin e dialogut në Bruksel, për ta shfrytëzuar momentin historik për marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse Kosovë – Serbi.