Fjalë Kyçe

Thaçi: Në Paris, jemi vetëm ne dhe Serbia

Raportet Kosovë- Serbi do të jenë temë kryesore e takimit që pritet të mbahet në korrik, në Paris, me ftesë të presidentit Emmanuel Macron.

Takimi është paralajmëruar të jetë i ngjashëm me atë të Samitit të Berlinit, por presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se janë pajtuar që në Paris nuk është e nevojshme pjesëmarrja e liderëve të shteteve të tjera të Ballkanit, përveç të Kosovës dhe Serbisë, raporton KTV.

Në konferencën e dytë për media, pas kthimit nga Berlini, presidenti Thaçi ka mohuar që ai dhe kryeministri Ramush Haradinaj shkuan atje pa një qëndrim unifikues, por të tilla akuza ka drejtuar ndaj shteteve të QUINT-it dhe SHBA-së.

Presidenti Thaçi ka deklaruar se nga Samiti i Berlinit nuk ka dalë asnjë ide e re dhe konkrete për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

Ai ka përsëritur se në këtë samit, iu bë e qartë Serbisë se taksa nuk do të hiqet dhe se nuk do ta lejojnë formimin e një asociacioni të komunave serbe, siç dëshiron ajo.

Presidenti kërkoi që me urgjencë, Kuvendi i Kosovës ta nxjerrë rezolutën për gjenocidin dhe krimet e Serbisë të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë.