Fjalë Kyçe

Thaçi në SHBA takon kongresistin Robert Adelhort

Thaçi në SHBA takon kongresistin Robert Adelhort

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili po qëndron në SHBA , sot është takuar me kongresistin Robert Adelhort, me të cilin kanë biseduar për rëndësinë e mbështetjes amerikane në proceset për ndërtimin e paqes në Ballkan.
“Në SHBA takova edhe kongresistin Robert Adelhort, me të cilin biseduam për rëndësinë e mbështetjes amerikane në proceset për ndërtimin e paqes në Ballkan. Kosova është me fat që kudo në Uashington takon miq që e përkrahin në aspiratën për integrimet euroatlantike. HTH”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
Thaçi në SHBA ka udhëtuar për të marr pjesë në Lutjet e Mëngjesit.