Fjalë Kyçe

Thaçi: Nëse më pamundësohet raportimi në Kuvend do ta bëjë përmes konferencës për media

Thaçi: Nëse më pamundësohet raportimi në Kuvend do ta bëjë përmes konferencës për media

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë është i interesuar që të raportojë në Kuvendin e Kosovës për takimet e tij gjatë vizitës zyrtare në SHBA.

“Nëse më pamundësohet sot raportimi unë do ta bëjë kërkesës tjetër sepse askush nuk është pronar i Kuvendit dhe nuk mund ta uzurpohet. Kam kërkuar edhe në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti këtij viti që ta informoj kuvendin për punët e mia por më është pamundësuar”.

“Do t’i ftoj të gjithë liderët e partive të spektrit politik kosovar, përfshirë kryetarin e Vetëvendosjes, të LDK-së, të PDK-së, të AAK-së, Pacollin…”.

“Është e drejtë imja kushtetuese nëse më pamundësohet raportimi në Kuvend, mundësia imja e vetme si President i Republikës së Kosovës i zgjedhur nga kuvendi që t’u drejtohem qytetarëve përmes konferencës për shtyp që të përcillet ajo që ka ndodhur në Uashington”.

“Jam i vendosur që tërë angazhimi të jetë plotësisht transparent. Nëse deri tash dikush ka pasë dilema, takimi i fundit ka qartësuar gjithçka. Jemi të bekuar, takimi na ka hequr çdo dilemë dhe enigmë, është proces në duar të sigurta me rol udhëheqës të SHBA-së. Të gjithë liderët e Kosovës jemi të zëvendësueshëm, roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm”.