Fjalë Kyçe

Thaçi pas takimit me Grenell: Diskutuam për hapat e mëtejshëm rreth marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Thaçi pas takimit me Grenell: Diskutuam për hapat e mëtejshëm rreth marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është deklaruar lidhur me takimin që sonte e zhvilloi në Munih me Richard Grenell, të dërguarin special të presidentit amerikan Donald Trumo, për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se kanë diskutuar rreth hapave të mëtejshëm që duhet ndërmarrë për të arritur deri tek marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë, njofton Klan Kosova.

”Mirënjohës për dinamikën e re që solli në proces dhe përkushtimin e tij për paqen dhe prosperitetin në rajon”, shton tutje ai.