Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas lajmit se Jakup Krasniqi është ftuar nga Gjykata Speciale, shkruan GazetaAlo.
Ai ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë, dhe asnjë gjykatë qoftë vendore dhe ndërkombëtare nuk do ta njollos atë, është shprehur Thaçi.
Përndryshe Gjykata Speciale ka ftuar edhe Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ky i fundit dje ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Postimi i plotë:
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë. Asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund ta njollos atë. Me Jakup Krasniqin, me anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e zonave dhe ushtarët që janë ftuar nga Gjykata Speciale, ne e kemi mbrojtur popullin dhe e kemi luftuar armikun deri në çlirimin e vendit tonë. Si president i vendit, si bashkëluftëtar, e çmoj shumë gatishmërinë e të gjithëve që të bashkëpunojnë me drejtësinë. Duke bashkëpunuar me drejtësinë ndihmojmë që të ngadhënjejë e vërteta për luftën tonë çlirimtare. Jam i bindur që, njëjtë sikurse në të kaluarën, sërish do të dalim fitimtarë. Pastërtia e luftës sonë do të dëshmohet përballë çdo gjykate! HTH