Fjalë Kyçe

Thaçi për ngushëllime te familja e policit të vrarë në Zhur: Do ta kenë kujdesin e përhershëm të shtetit

Thaçi për ngushëllime te familja e policit të vrarë në Zhur: Do ta kenë kujdesin e përhershëm të shtetit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime sot tek familja e policit Sami Thaqi në Shkarashnik të Malishevës, i cili u vra në një operacion të bastisjes në Zhur.

Ngjarja e të martës në Zhur të Prizrenit, doli të jetë fatale për pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Sami Thaqi, i cili vdiq derisa ishte në aksionin ‘anti-drogë’.

E për ngushëllime në familjen e tij, sot ka qenë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nga aty bëri të ditur se familja e tij do të ketë kujdes të përhershëm nga institucionet e vendit.

“Sot isha në familjen Thaqi në Shkarashnik të Malishevës, për të shprehur ngushëllime për heroin Sami Thaqi. Fëmijët e Samiut dhe familja e tij do ta kenë kujdesin e përhershëm të institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në njoftimin e tij në Facebook.

Ndërkaq presidenti Thaçi, për policin e vrarë ka ndarë edhe urdhrin ‘Hero i Kosovës’.

Më poshtë postimi i plotë i Hashim Thaçit në Facebook.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3419437734793228