Për vrasjen e shtatë vjeçarit kosovar në Basel të Zvicrës, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi, ka thënë se kjo vrasje ka tronditur gjithë opinionin në Kosovë dhe Zvicër, shkruan Gazeta Alo.
Ai ka thënë se e gjithë Kosova dhe Zvicra do të lutet për të.
Postimi i tij i plotë:
Vrasja makabre e shtatëvjeçarit në Bazel, ka tronditur gjithë opinionin në Kosovë dhe Zvicër. Në këto momente shumë të rënda, ndaj dhimbjen me familjen e Mergimit. E gjitha Kosova dhe Zvicra do të lutet për të! HTH/Gazeta Alo/