Fjalë Kyçe

Thaçi përkujton masakrën e Abrisë: Ende askush nuk është dënuar

Thaçi përkujton masakrën e Abrisë: Ende askush nuk është dënuar

Në 22 vjetorin e masakrës së Abrisë të Epërme, Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kujtuar 23 anëtarët e rënë të familjes Deliu.

Sipas tij, kjo masakër hyn në mesin e rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë që i bëri mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar, njofton Klan Kosova.

Më poshtë postimi i plotë i tij:

“Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq. Masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar. Themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Kujtimi dhe nderimi i tyre është i përjetshëm”.