Fjalë Kyçe

Thaçi përkujton masakrën e Tivarit: Pësuan mijëra djem e burra nga Kosova

Thaçi përkujton masakrën e Tivarit: Pësuan mijëra djem e burra nga Kosova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përkujtuar masakrën e Tivarit.

Thaçi ka shkruar se në këtë masakër kanë pësuar me mijëra djem e burra të paarmatosur nga Kosova.

“U mbushën 74 vjet nga masakra e Tivarit, e planifikuar dhe e kurdisur nga establishmenti politik dhe ushtarak jugosllav, ku pësuam mijëra djem dhe burra të paarmatosur nga Kosova. Qeveritë komuniste jugosllave të Beogradit, “elitat” komuniste të Kosovës, por fatkeqësisht edhe ato të Tiranës, e mbajtën gjatë të heshtur këtë masakër dhe përmasat e saj të përgjakshme”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti shkruan se  74 vjet më pas kujtojmë të gjitha viktimat e asaj masakre, e cila ishte një nga sakrificat e shumta të popullit tonë për jetësimin e lirisë.