Fjalë Kyçe

Thaçi përshëndet hapjen e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë

Thaçi përshëndet hapjen e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është gëzuar lajmit për rivendosjen e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë, dhe ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump dhe të dërguarin special, Richard Grenell.

Ai e cilëson këtë si hap shumë të rëndësishëm për normalizimin e plotë e të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Unë përshëndes qëllimin për të rivendosur lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, duke bërë një hap të rëndësishëm për normalizimin e plotë. Falënderues ndaj presidentit Donald Trump dhe të dërguarit special, Richard Grenell për përkushtimin e tyre për të ndërtuar paqe dhe prosperitet në rajon”, ka shkruar Thaçi në Twitter.