Fjalë Kyçe

Thaçi: Presidenti Chirac do ta ketë përjetësisht mirënjohjen dhe falënderimin e popullit të Kosovës

Thaçi: Presidenti Chirac do ta ketë përjetësisht mirënjohjen dhe falënderimin e popullit të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac.

Thaçi përmes një postimi të tij në ‘Facebook’, ka thënë se Chirac është njëra prej figurave më të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira.

“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac. Ai ishte njëra prej figurave të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira. Jacques Chirac do ta ketë përjetësisht mirënjohjen dhe falënderimin e popullit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.