Fjalë Kyçe

Thaçi reagon ndaj deklaratave të ministrit sllovak për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak sa i përket çështjes së dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Thaçi duke iu referuar Lajcak në cilësinë e ish-kolegut, e ka sugjeruar ata ta ndihmojë Sllovakinë që fillimisht ta njoh shtetin e Kosovës apo të paktën Kosovës t’i mundësojnë që në OSBE të ketë zërin e saj.

”I nderuar ish kolegu, Miroslav Lajcak, ndihmoje Sllovakinë të njohë fillimisht Kosovën – ose të paktën si kryetar i OSBE-së le të kemi një zë në OSBE në Vienë, para se të jepni këshilla kaq bujare për Kosovën. Pavarësia jonë, ushtria jonë dhe barazia jonë në Europë janë të panegociueshme”, shkruan Thaçi në Twitter.