Fjalë Kyçe

Thaçi: Rezultati i zgjedhjeve në Tuz është fitore mbarëshqiptare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar shqiptarët e Tuzit për fitoren e tyre në zgjedhjet e djeshme.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky është shembulli më i mirë se se çfarë mund të arrijnë shqiptarët kur janë të bashkuar, transmeton Gazeta Alo.

Ky është postimi i tij:

Rezultati i zgjedhjeve në Tuz është fitore mbarëshqiptare. Është shembulli më i mirë se çfarë mund të arrijnë shqiptarët kur janë të bashkuar rreth një ideali. Urime Forumit Shqiptar.