Fjalë Kyçe

Thaçi: Rreshtimi ynë përkrah SHBA-së është krejtësisht i natyrshëm

Thaçi: Rreshtimi ynë përkrah SHBA-së është krejtësisht i natyrshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar miqtë e Kosovës, Nancy Pelosin dhe Eliot Engel.

Thaçi përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë mbështetja e tyre SHBA-së për lirinë dhe pavarësinë tonë ishte jetike.

Tutje, Thaçi thotë se rreshtimi ynë përkrah SHBA-së është krejtësisht i natyrshëm.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj miqtë e Kosovës, Nancy Pelosin dhe Eliot Engel, përkatësisht Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme të SHBA-së. Mbështetja e tyre dhe e SHBA-së për lirinë dhe pavarësinë tonë ishte jetike. Edhe sot kur gjendemi përballë sfidave të kohës, rreshtimi ynë përkrah SHBA-së është krejtësisht i natyrshëm”, ka shkruar Presidenti.