Fjalë Kyçe

Thaçi: Rrezikimi i raporteve me SHBA-gabim i pafalshëm për Kosovën

Thaçi: Rrezikimi i raporteve me SHBA-gabim i pafalshëm për Kosovën

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova do të bënte gabim të pafalshëm nëse do të humbte shansin për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë nën ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell dhe administratës së presidentit Donald Trump.

Ai në një postim në Twitter shkruan se në takimet e djeshme liderët e partive politike kanë shprehur interesin për të ndërtuar konsensus rreth dialogut dhe marrëveshjes finale me Serbinë.

“Liderët e partive politike që i takova treguar kurajë dhe vizion për të ndërtuar një konsensus për dialogut dhe marrëveshjen finale me Serbinë, nën ndërmjetësimin e Richard Grenell dhe lidershipit të Donald Trumpit. Humbja e këtij shansi dhe rrezikimi i raporteve me SHBA do të ishte një gabim i pafalshëm për Kosovën”, shkruan Thaçi.

Ndryshe, SHBA ka paralajmëruar mundësinë e largimit të trupave amerikane nga Kosova nëse kjo e fundit nuk heq taksën.