Përvjetori i njëzetë i bombardimeve të NATO-s bëri bashkë edhe njëherë ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Sylejman Selimin e Sami Lushtakun, teksa në një odë diku në Kosovë kanë shtruar sofrën.
Me fli, çaj e speca, siç duket ish-komandantët e UÇK-së kanë vendosur ta festojnë 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë.
Fotografitë nuk dihet se ku janë shkrepur.