Fjalë Kyçe

Thaçi: Serbia po e cenon Kosovën, BE po vazhdon të jetë e heshtur

Thaçi: Serbia po e cenon Kosovën, BE po vazhdon të jetë e heshtur

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur edhe njëherë në një konferencë për media pas takimit që kishte në Samitin e Berlinit.

Ai ka thënë se realiteti sotëm në Ballkanin Perëndimor nuk përputhet aspak me pritjet tona.

“Përkundër faktit se shpallja e pavarësisë i ka dhënë fund të shtet bërjes së plotë, por paqja ende mbetet e brishtë. Jostabiliteti aktual me shtete fqinje është shkak i mosnjohjes së Kosovës nga shtetii Serbisë”, ka thënë ai.

Sipas presidentit Thaçi, pavarësisht se Serbia vazhdon ta cenoj Kosovën. Bashkimi Evropian vazhdon të jetë i heshtur, shkruan Gazeta Alo.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se Serbia vazhdon të cenoj Kosovën, vazhdon të sillet në mënyrë joevropiane, por edhe përkundër kësaj Bashkimi Evropian vazhdon të jetë i heshtur. Kjo sjellje e Serbisë dhe heshtja e BE-së ka bërë që të kemi ngrirje për njohje edhe nga pesë vendet e BE-së. Kjo situatë ka krijuar një rrethanë jo të volitshme për njohjen e Kosovës nga vendet e tjera të BE-së”, ka thënë ai.

E, si pasojë e kësaj Kosova e ka të pamundur të bëjë hapa konkret për anëtarësim në BE- dhe NATO, ka thënë presidenti.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë vazhdojnë të jenë të acaruara. Dialogu filluar në vitin 2011 tani është bllokuar definitivisht nga Serbia.  Dialogu nuk mund të kushtëzohet nga asnjëra palë dhe ky ka qenë parimi udhëheqës i nënshkruar që nga fillimi I këtij procesi”, ka deklaruar Thaçi./Gazeta Alo/