Fjalë Kyçe

Thaçi takon ambasadorin Walker: Miqtë na kanë ndihmuar gjithmonë për të avancuar çështjen e Kosovës

Thaçi takon ambasadorin Walker: Miqtë na kanë ndihmuar gjithmonë për të avancuar çështjen e Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar ambasadorin William Walker, ndërsa thotë se miqtë e Kosovës kanë ndihmuar gjithmonë për të avancuar çështjen e Kosovës dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në takimin me Walker kanë biseduar për arritjet e Kosovës që nga përfundimi i luftës dhe për mënyrat sesi të bashkëpunojmë sa më mirë më tej.

“Takimet me mikun tim dhe të të gjithë shqiptarëve, ambasadorin William Walker, sa janë takime pune, aq janë edhe takime miqsh, ku bisedojmë për arritjet e Kosovës që nga përfundimi i luftës dhe për mënyrat sesi të bashkëpunojmë sa më mirë më tej. Miqtë e Kosovës na kanë ndihmuar gjithmonë për të avancuar çështjen e Kosovës dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë”, shkruan Thaçi.