Fjalë Kyçe

Thaçi takon Pompeon, tregon për përkrahjen e ShBA-së ndaj dialogut Kosovë-Serbi

Thaçi takon Pompeon, tregon për përkrahjen e ShBA-së ndaj dialogut Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar në Washington, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

“Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë të bisedoj me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo. Edhe sot, në Lutjet e Mëngjesit, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

“Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë të bisedoj me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo. Edhe sot, në Lutjet e Mëngjesit, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. U rikonfirmua edhe një herë përkrahja e plotë e SHBA-së për dialogun dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. HTH”