Fjalë Kyçe

Thaçi takon Trumpin, e falënderon për mbështetjen e përhershme ndaj Kosovës

Thaçi takon Trumpin, e falënderon për mbështetjen e përhershme ndaj Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku është pritur nga Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.

Në këtë takim të shkurtër me presidentin Trump, Thaçi e ka falënderuar atë për mbështetjen që ai, populli i Amerikës, i kanë dhënë gjithmonë popullit dhe shtetit të Kosovës.

Presidenti i Kosovës ka theksuar se mbështetja e SHBA-së për popullin e Kosovës ka qenë përcaktuese, fillimisht për mbijetesë dhe më vonë për jetësimin e aspiratës për liri dhe pavarësi.

Kreu i shtetit ka thënë se vazhdimi i mbështetjes gjithëpërfshirëse amerikane është jetik për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën.

Presidenti Thaçi gjatë qëndrimit në Nju Jork ka zhvilluar takime të shuma më liderë botërorë për të shtyrë përpara agjendën e thellimit të bashkëpunimit bilateral.