Fjalë Kyçe

Thaçi: Të bashkohemi për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

Thaçi: Të bashkohemi për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë sot se është koha që të gjithë pa dallime politike, institucione dhe shoqëri të jemi të bashkuar në dënimin e gjenocidit të Serbisë dhe askush të mos bëhet pjesë e mohimit të krimeve.

Sipas tij Kuvendi i Kosovës me të drejt ditë me parë nxori rezolutën që dënon gjenocidin e Serbisë në Kosovës.

“Krimi i kryer në Dubravë hynë në radhën e akteve më të rënda që shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë gjatë vitit 1999 por edhe më herët. Kemi parë këto ditë në Kosovë si po kujtohen krimet, masakrat, djegiet, aktet e shfarosjes dhe spastrimit etnik, deri në përmasat e gjenocidit serb por askush edhe pas 20 vitet nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre krimeve nuk doli para drejtësisë ndërkombëtare apo vendore”, ka deklaruar  Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se kjo ishte përgjigja më  e mirë e institucioneve të Kosovës për pretenduesit e mohimeve të krimeve dhe gjenocidit që ka kryer shteti i Serbisë në Kosovë.

“Prandaj me të drejt Kuvendi i Kosovës ditë më parë me të drejt nxori rezolutën që dënon gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Kjo ishte përgjigja më e mirë e institucioneve të Republikës së Kosovës për pretenduesit e mohimeve të krimeve dhe gjenocidit që ka kryer direkt shteti i Serbisë, prandaj sot përsëri është koha që të gjithë pa dallime , si politikë, institucione, shoqëri të jemi të bashkuar në dënimin e gjenocidit të Serbisë dhe askush të mos bëhet pjesë e këtij dënimi apo mohimi të krimeve“, tha Thaçi.

Thaçi i bëri këto komente në akademinë përkujtimore për Enver Dugollin, ku njoftoi se si president i vendit ka marrë vendim që Enver Topalli të nderohet heroi i Kosovës në 20 vjetorin e rënies së tij.