Fjalë Kyçe

Thaçi telefon presidentin e ri maqedonas, ja për çfarë kanë diskutuar

Thaçi telefon presidentin e ri maqedonas, ja për çfarë kanë diskutuar

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka njoftuar se para pak minutash ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e ri të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Këtë Thaçi, e ka bërë përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka shkruar se presidentin e ti e ka uruar për fitore në zgjedhjet presidenciale, shkruan Gazeta Alo.

Presidenti, Thaçi ka thënë se temë e diskutimit ka qenë edhe avancimi i marrëdhënieve bilaterale në mes të dyja vendeve.

Postimi i tij i plotë:

Sapo zhvillova një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Homologun tim të ri e urova për fitoren në zgjedhjet presidenciale, e cila është fitore edhe për Maqedoninë Veriore si shtet shumetnik, që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ne biseduam edhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për bashkëpunimin në procesin e integrimeve euroatlantike! HTH/Gazeta Alo/