Fjalë Kyçe

Thaçi thotë se është ‘shumë i frymëzuar’ nga Putini, e fton ta vizitoj Prishtinën

Thaçi thotë se është ‘shumë i frymëzuar’ nga Putini, e fton ta vizitoj Prishtinën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën ruse ‘RIA Novosti’ ka thënë se e mirëpret një vizitë të presidentit rus, Vladimir Putin në Prishtinë pasi sipas tij Rusia nuk është armik.

“Po e ftoj atë të vijë në Kosovë. Është e rëndësishme që të ndërtojmë marrëdhënie të mira, të krijojmë një lidhje”, ka deklaruar Thaçi, përcjell lajmi.net.

I pyetur për dialogun Beograd-Prishtinë, ai ka thënë se duhet të vazhdojë pa kushte nga të dyja anët.

Presidenti ka thënë se Serbia  duhet t’i vazhdojë negociatat përkundër vendosjes së tarifave.

Ai ka thënë se BE-ja aktualisht ka një rol kryesor në procesin e dialogut dhe aty do të jetë edhe në të ardhmen.

Thaçi ka theksuar se ‘është shumë i frymëzuar’ nga biseda që ka pasur me Putinin dy muaj më parë në Paris kur presidenti rus tha se “nëse Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje paqësore, Rusia do ta pranojë dhe ta mbështesë atë”.