Fjalë Kyçe

Thaçi thotë se marrëveshja me Serbinë do të ndalojë këto drama

Thaçi thotë se marrëveshja me Serbinë do të ndalojë këto drama

Pa një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të shndërrohemi në vende që prodhojnë drama të panevojshme për konsum të brendshëm elektoral. Kështu u deklaruar Presidenti i Kosovës Hashim Thaci, pas takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimr me Federica Mogherinin.

“E rikonfirmova gatishmërinë tonë për dialog dhe marrëveshje paqësore me Serbinë, sepse pa një marrëveshje përfundimtare do të shndërrohemi në vende që prodhojnë drama të panevojshme për konsum të brendshëm elektoral”, ka thënë Thaci në profilin e tij në facebook, transmeton GazetaAlo.

Lexojeni statusin e plotë të presidentit Thaçi:

Kosova është e angazhuar për një Ballkan Perëndimor funksional. Por, është e gatshme edhe për vendime të mëdha që e forcojnë edhe më shumë paqen në tërë rajonin tonë. Edhe sot në Bruksel, në takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, e rikonfirmova gatishmërinë tonë për dialog dhe marrëveshje paqësore me Serbinë, sepse pa një marrëveshje përfundimtare do të shndërrohemi në vende që prodhojnë drama të panevojshme për konsum të brendshëm elektoral. Ne të gjithë duhet të mendojmë më shumë për gjeneratat e ardhshme, jo për zgjedhjet e ardhshme dhe së bashku duhet ta fitojmë betejën për të ardhmen tonë, për paqen, duke përmbyllur njëherë e përgjithmonë konfliktin shekullor mes popujve tanë. I falënderoj liderët e rajonit që i dhanë mbështetje mundësisë së arritjes së marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë. HTH