Fjalë Kyçe

Thaçi tregon se a do të hiqet taksa

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur rreth reagimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për taksën që e ka vendosur Qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë.

Në një intervistë për Top Channel, Thaçi ka thënë se marrëdhëniet në mes Kosovës dhe ShBA-së nuk mund të cenohen në asnjë mënyrë.

“Nuk ka çmim dhe kauzë që mund të na cenojë partneritetin e Kosovës dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mund të jetë cenim i qeverisë amerikane në raport me ndonjë politik të gabuar të qeverisë së Kosovës”, ka thënë Thaçi duke ju referuar vendimit të qeverisë për taksën ndaj Serbisë.

Thaçi ka shtuar se “ata [ShBA,v,j] na kanë ndihmuar që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur dhe çdo këshillë që kemi respektuar nga ana jonë që ka ardh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka dalur mirë ndaj neve dhe natyrisht do të respektohet edhe kjo këshill ndoshta do të duhet edhe pak mirëpo sa ma shpejt që të mbyllet kjo aq më mirë”.

Mirëpo Thaçi ka thënë se nuk do të lejojë që Serbia ta kushtëzojë procesin e dialogut me Kosovën.

“Nuk do ta lejojmë që Serbia ta kushtëzojë dialogun në asnjë rrethanë. Kosova ka pasur të drejtë për ta nxjerr taksën por në të njëjtën kohë nuk duhet të tregohemi rigjid ne veçanti për të cenuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaçi.