Fjalë Kyçe

Thaçi tregon se a është intervistuar nga Gjykata Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur gazetën serbe “Novosti”shpifëse pasi që raportoi se Thaçi ishte intervistuar javën e kaluar nga Gjykata Speciale.

Përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook, Thaçi ka shkruar se nëse do të ishte i ftuar nga Dhomat e Specializuara do të tregonte pa hezimitm.

“Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe. Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë”, ka shkruar Thaçi.

Tutje Thaçi ka shkruar se “Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në”.