Fjalë Kyçe

Thaçi uron komunitetin goran, thotë se Kosova është shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 majit, Ditën e Goranëve.

Thaçi në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Kosova është shembull i tolerancës dhe bashkjetesës.

“Komunitetit goran në Kosovë ua uroj 6 Majin, Ditën e Goranëve. Shumëllojshmëria etnike, gjuhësore dhe fetare janë burim force dhe pasurie në shoqërinë tonë. Kosova është shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës”, ka shkruar në Facebook, Hashim Thaçi.