Fjalë Kyçe

The Guardian: Dua Lipa, artistja më e nominuar në “Brit Awards 2019”

Nominimet për “Brit Awards 2019” kryesohen nga Anne-Marie dhe Dua Lipën.

Dua Lipa është artistja më e nominuar për vitin e dytë radhazi, bashkë me Anne-Marie me katër nominime, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.

Dua është bërë artistja më e nominuar në “Brit Awards” për vitin e dytë me radhë, duke nënvizuar statusin e saj si një nga yjet më të mëdhenj të pop-it në Britaninë e Madhe, në këtë dekadë.

Pasi u nominua për pesë çmime në vitin 2018 dhe fitoi dy prej tyre, këngëtarja britaniko-kosovare u nominua katër herë për këtë vit, me vetëm dy këngë hite.

IDGAF, projekt nga albumi i saj, publikuar vitin e kaluar, u nominuar për “Singlin më të mirë në Britani” dhe “Videon më të mirë”, kurse “One Kiss”, hiti i verës në duet me producentin skocez, Calvin Harris, po ashtu u nominua në kategoritë e njëjta.

Katër nominime ka edhe këngëtarja 27 vjeçare, Anne-Marie.