Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, s’e ka ndërmend ta rrisë numrin e kombëtareve pjesëmarrëse për Kampionatin Evropian “Euro 2028”.
Ndonëse u mendua se nga 24, sa janë tash, numri i skuadrave të përfshira në garën e dytë më prestigjioze për kombëtaret evropiane të ishte 32, kjo gjë nuk pritet të ndodhë.
Të paktën kështu raporton The Sun, e cila nuk lë hapësirë shprese për kombëtaret më të vogla.
Ende asgjë nuk është vendosur, andaj mund të ketë ndryshim të këtij qëndrimi në të ardhmen.