Fjalë Kyçe

Theret me thikë nga tre persona në Prizren

Theret me thikë nga tre persona në Prizren

Në Prizren dje rreth orës 20:20 ka ndodhur një përleshje fizike ku i plagosur ka mbetur një burrë.

Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh viktima ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë, shkaktuar nga tre persona.

“Viktima është duke u trajtuar në repartin kirurgjik të spitalit rajonal Prizren dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.

Policia thekson se të dyshuarit ndodhen në arrati.