Fjalë Kyçe

Theret me thikë një i mitur në Podujevë, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë

Theret me thikë një i mitur në Podujevë, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë

Në një përleshje që ka ndodhur në orët e pasdites Podujevë, një i mitur është therur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërkaq i mituri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 16 :20, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë “Nuhi Gashi” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 15 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë”, tha Borovci.

Sipas tij, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërkaq hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore