Fjalë Kyçe

Theret me thikë një i mitur Pejë: Të përfshirë në rast edhe nëntë të tjerë

Theret me thikë një i mitur Pejë: Të përfshirë në rast edhe nëntë të tjerë

Një i mitur së bashku me nëntë persona të tjerë janë përfshirë në një rast për therjen e një personi.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe më pas ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa të tjerët ndodhen në arrati.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur nën dyshimin se i njëjti së bashku me nëntë persona tjerë të dyshuar kishte qenë i përfshirë në rast ku viktima mashkull kosovar i mitur ishte sulmuar fizikisht dhe ishte goditë me ndonjë mjet të mprehtë – thikë, i cili si pasojë e kësaj kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, njofton policia.